Rusi: Incident bërthamor në një nëndetëse


Flota detare ruse njoftoi se një nëndetëse e saj në detin e Japonisë, e cila punonte me energji bërthamore ka marrë vetë vendimin për t’u kthyer në port, pasi një sistem i mbrojtjes nga zjarri nuk funksionoi, e për pasojë vdiqën 20 anëtarë të ekuipazhit si dhe inxhinierë civilë për shkak të rrezatimit bërthamor.

Zëdhënësi i marinës ruse, kapiteni Igor Diagalo tha se nëndetësja u ankorua të dielën në një bazë detare pranë Vladivostokut. Ai tha se reaktori bërthamor i nëndetëses është çaktivizuar dhe nivelet e radioaktivitetit janë tashmë normale.

Aksidenti u shkaktua nga aktivizimi i një sistemi të mbrojtjes nga zjarri në nëndetëse. Agjensitë ruse të lajmeve njoftojnë se vdekja e personave në nëndetëse u shkaktua nga helmimi me freon, një gaz kimik i përdorur në sistemin e ftohjes dhe shuarjes së zjarrit.

Njoftimet bëjnë të ditur se shumica e viktimave, ishin inxhinierë civilë, të cilët ishin në nëndetëse për ta vëzhguar atë gjatë provave në det.

Sipas marinës ruse, 208 persona ishin në nëndetëse në momentin e aksidentit, mes të cilëve 81 punonjës të shërbimeve për mirëmbajtjen e saj.//mm//