Vdes gjyshja e Barak Obamës që ka patur rol në edukimin e tij

Gjyshja e sëmurë e Barak Obamës vdiq, pikërisht një ditë para zgjedhjeve.
Zoti Obama e bëri të njohur dje vdekjen e gjyshes së tij 86-vjeçare, Madelin Danhem, ndërsa mori pjesë në një sërë mitingjesh të minutës së fundit, një ditë para zgjehdjeve, në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara.


Kandidati demokrat e ndërpreu për dy ditë fushatën muajin e kaluar dhe shkoi për të vizituar gjyshen e tij të sëmurë me kancer, e cila jetonte në Hauai, dhe që në atë kohë ai tha se kishte frikë që ajo nuk do të mund të jetonte dot deri ditën e zgjedhjeve. Zyrtarët thanë se ajo ishte në gjendje të rëndë në atë kohë. Gjyshja nga nëna ka patur një rol të madh në rritjen dhe edukimin e Barak Obamës.//lk