Një
gjykatë serbe ka ngritur akuzat kundër një ish oficeri të ushtrisë jugosllave
për krime lufte në lidhje me ekzekutimin në vitin 1991 të 200 të burgosurve të
luftës pasi ushtria kishte marrë qytetin kroat të Vukovarit.
Prokurorët serbë thonë se 45-vjeçari Damir Sireta dyshohet të ketë marrë pjesë në vrasjen e të burgosurve kroatë të marrë nga një spital i Vukovarit dhe të ekzekutuar në një fermë derrash jashtë qytetit.
Autoritetet në Norvegji e arrestuan zotin Sireta në vitin 2006 dhe e ekstraduan atë në Serbi në maj.
Ndërkohë, gjykimi i 17 të dyshuarve në Beograd për rolin e luajtur në këtë masakër është shtyrë deri më 17 nëntor për shkak të sëmundjes së njërit prej të pandehurve.
Vukovari ka qenë skena e një prej betejave më të përgjakshme në luftimet që plasën pasi Kroacia shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.//rd//