Udhëheqësit e BE debatojnë për efektet e ndryshimeve klimaterike

Tetë vende të Evropës Lindore i kanë kërkuar Bashkimit Evropian që të zbusë kërkesat për uljen e çlirimit të gazrave, që shkaktojnë efektin serë, pas pasigurive ekonomike në botë.

Udhëheqësit e BE-së vazhduan të mërkurën të kishin mosmarrëveshje rreth objektivave për ndryshimet klimatike gjatë një takimi dy ditor të nivelit të lartë në Bruksel. Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian caktoi kufij për pakësimin e çlirimit të gazrave të dëmshëm me 20 për qind deri në vitin 2020.

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka qënë në krye të grupit të vendeve ish komuniste, të cilat kërkojnë ndryshimin e politikës. Ai tha se Bashkimi Evropian duhet të respektojë nivelet e ndryshme të potencialit ekonomik të vendeve anëtare kur bëhet fjalë për caktimin e objektivave për pakësimin e gazrave, që shkaktojnë efektin serë.

Udhëheqësit evropiano-lindorë kanë shprehur shqetësim se politika e tanishme mund të dëmtojë zhvillimin e tyre ekonomik nëpërmjet ngritjes së çmimeve të energjisë.

Disa udhëheqës të BE-së kanë argumentuar të kundërtën. Ata thonë se një ekonomi me nivele të ulëta të dioksidit të karbonit do të ndihmonte në uljen e mundësisë së çmimeve të paqëndrueshme të naftës për vendet e bllokut. //mm//