Serbia  do t'i kthejë ambasadorët që tërhoqi pas njohjes së Kosovës

Qeveria e Malit të Zi njohu sot pavarësinë e Kosovës, duke u bërë vendi i 49-të që e ndërmerr një hap të tillë. Ky vendim pritet të rrisë tensionet me Serbinë, me të cilën Mali i Zi ka qenë në federatë deri në vitin 2006.

Ndërkohë, qeveria serbe thotë se do t’i rikthejë ambasadorët që tërhoqi nga vendet që njohën pavarësinë e Kosovës. Qeveria tha sot me anë të një deklarate, se rivendosja e marrëdhënieve diplomatike do të lejonte Serbinë të vazhdonte veprimtaritë e nevojshme për të ruajtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit.//lk