Policia irakiane tha se të paktën 12 veta gjetën vdekjen nga shpërthimi i dy makinave bombë në pjesën perëndimore të Bagdadit.
Zyrtarë të sigurisë thanë se bombat shpërthyen brenda disa minutash nga njëra-tjetra në dy lagje të Bagdadit. Ata thanë se të paktën 35 vetë u plagosën nga shpërthimet.
Në t tjera zhvillime, në kryeqytetin irakian, policia tha se snajperë hapën zjarr kundër një postblloku ushtarak, duke vrarë dy ushtarë irakianë dhe një civil në lagjen lindore të Zajunës.
Në pjesën perëndimore të Bagdadit policia tha se nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës gjeti vdekjen një person në zonën Mansur.
Ndërkohë, policia tha se shpërthimi i një bombe në anë të rrugës shkaktoi
vdekjen e 6 personave, duke përfshirë kryetarin kurd të bashkisë së qytetit Sadija në krahinën lindore të
Dijalës. //mm//