"No Promises" është albumi i ri i Karla Bruni Sarkozi

Italo-francezja Karla Bruni është e njohur për karierën e saj si modele dhe për martesën me Presidentin e Francës, NiKolas Sarkozi. Por ajo është edhe kompozitore dhe këngëtare.

Albumi i dytë i Brunit titullohet "No Promises" dhe është interpretuar në anglisht. Ky album përmban versione muzikore të poemave të disa prej shkrimtarëve më të famshëm amerikanë dhe angalezë të shekujve të 19-të dhe 20-të.

Those Dancing Days are Gone

Ishte kënga "Those Dancing Days Are Gone", vargjet e të cilës i përkasin poetit irlandez William Butler Yeats. Fillimisht Karla Bruni donte të incizonte një album me këngë që kishte kompozuar vetë dhe versione muzikore të këtyre poemave të famëshme. Por ajo tha se poema arrin një nivel shumë të lartë perfeksioni, prandaj dhe vendoi t'u përmbahej vetëm vargjeve të tyre. Ja tani "Lady Weeping at the Crossroads" nga poeti W. H. Auden.

Lady Weeping at the Crossroads

Për albumin "No Promises", Carla Bruni punoi me një nga miqtë e saj, këngëtaren britanike, Marianne Faithfull, për të përmirësuar zërin dhe diksionin e saj. Një tjetër këngë e këtij albumi është poema e Emily Dickinson-it "I Felt My Life With Both My Hands".

I Felt My Life with Both My Hands