Astronautët kinezë përgatiten për ecjen e parë në hapësirë

Ekuipazhi i misionit të tretë kinez në hapësirë po përgatit veshjen e re speciale, në prag të ecjes së parë në hapësirë për Kinën. Ekuipazhi prej tre astronautësh i anijes Shenzhou Seven, filloi nga detyra, pasi arriti sot në orbitën përfundimtare rreth Tokës, në distancën 343 kilometra.

Gjysmën tjetër të ditës, ata do ta kalojnë duke sistemuar veshjen e hapësirës, e cila peshon 120 kilogramë dhe që ka kushtuar mbi 4 milionë dollarë. Veshja speciale quhet Feitian, që do të thotë “fluturim në qiell”. Ecjen në hapësirë, e cila pritet të zgjasë për 40 minuta, pritet ta kryejë komandandi i ekuipazhit, Zhai Zhigang. Ajo shihet si një hap i rëndësishëm i Kinës në planet e së ardhmes, për ngritjen e një stacioni të përhershëm orbital.

Zyrtarët e programit kinez të hapësirës thonë se ekspertët rusë po e ndihmojnë Kinën për ecjen në hapësirë, që pritet të transmetohet direkt nga televizioni kinez. //rd//