Imer Selmani, Kryetar i Partisë Demokracia e Re në Maqedoni, thotë se
partia e tij e sapoformuar kërkon t'i japë fund politikave grindëse mes
shqiptarëve dhe të ndërtojë një klimë të re mes subjekteve të tyre
politike. Partia e Zotit Selmani kohët e fundit u shkëput nga Partia
Demokratike Shqiptare. Zoti Selmani ishte në Nju Jork për të promovuar
partinë e re dhe për të diskutuar me shqiptaro-amerikanët mbi këtë
nismë të re në skenën politike të Maqedonisë. Ai thotë se mes
shqiptarëve vazhdimisht ka munguar dialogu politik, i cili eshte i
nevojshem. //ii