Kryeministri britanik Gordon Brown ndeshet me sfida serioze ndaj rolit të tij udhëheqës, ndërkohë që Partia e tij Laburiste fillon konferencën e saj vjetore në Mançester.
Anketat tregojnë se Partia Laburiste ka një popullaritet 20 për qind më të ulët se Partia Konservatore. Sipas një ankete tjetër, 54 për qind e anëtarëve laburistë dëshirojnë që dikush tjetër të marrë postin e zotit Brown si udhëheqës i partisë. Disa anëtarë të Partisë kanë bërë thirrje haptazi për ndryshim udhëheqjeje.
Skocezi 57-vjeçar Gordon Brown u bë
kryeministër i Britanisë në qershor të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, vendi
është tronditur nga kriza botërore financiare. Qeveria këtë vit u detyrua të
marrë nën administrimin shtetëror bankën Northern Rock dhe këtë javë arriti një
marrëveshje për marrjen nën kontroll të bankës kreditore HBSO.
Kryeministri Brown pritet të mbajë të
martën fjalim para anëtarëve të partisë së tij. //ad//