Sekretari amerikan i Thesarit, Henri Polson tha se qeveria duhet të marrë masa të guximshme për të zgjidhur krizën financiare. Duke folur sot ai tha se problemi u shkaktua nga miliona huatë e shtëpive, që kreditorët nuk po i paguajnë dot.
Mospagimi dëmton jo vetëm huadhënësit por edhe institucionet financiare që investojnë bazuar në këto hua.
Paqartësia rreth vlerës së këtyre investimeve i bën bankat të hezitojnë për të dhënë hua të reja dhe mungesa e huave rrezikon të bllokojë sistemin ekonomik.
Sekretari Polson parashtroi një plan të gjerë në bazë të të cilit qeveria do të blejë “aksionet e lidhura me huatë e shtëpive”që pritet të kushtojë qindra miliardë dollarë.
Ai tha se kjo kosto është e lartë, por gjithsesi më e lirë se sa bllokimi i sistemit financiar.
Zoti Polson premtoi të punojë me Kongresin për të hartuar një zgjidhje të përgjithshme të krizës.
Presidenti Bush tha sot se është momenti kur drejtuesit e Kongresit duhet të bashkëpunojnë pa dallime partiake për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Ai tha se ekonomia amerikane ndeshet me probleme të pashembullta prandaj edhe qeveria po merr masa të pazakonta për t’i zgjidhur ato.//rd//