Stuhia tropikale Gustav drejt Gjirit të Meksikës


Guvernatori i Luizianës, Bobi Xhindal, ka shpallur gjendjen e emergjencës në shtetin e tij, pasi meteorologët kanë paralajmëruar se stuhia tropikale Gustav do të drejtohet për në Gjirin e Meksikës.


Specialistët thanë sot se Gustavi mund të ketë forcën e një uragani të shkallës 3 me shpejtësi ere 180 km në orë gjatë ditëve të ardhshme. Qendra Kombëtare e Uraganeve parashikoi që stuhia do të godiste mes Texasit dhe shtetit të Floridas të martën në mëngjes.


E premtja ësht tre vjetori i uraganit Katerina, i cili shkatërroi qytetin e New Orlins , duka vrarë qindra vetë dhe duke shkaktuar rreth 100 miliard dollarë dëme.

Me shkatërrimet e uraganit Katerina ende të freskëta në kujtesën e tyre, zyrtarët amerikanë po pregatisin ndihmën emergjente për banorët e zonës së gjirit. Largimi i të moshuarve dhe të sëmurëve në shtrat nga New Orleansi mund të nisë të premten.