Një kirurg i
dënuar me nëntë vjet burg në Kroaci është larguar për në Bosnjë-Hercegovinë,
pasi është gjetur fajtor për mitmarrje gjatë një gjykimi historik kundër
korrupsionit.
Një gjykatë në qytetin port të Adriatikut, Rijeka, e shpalli fajtor
kirurgun Ognjen Simiç për marrje rryshfetesh në shumën 43 mijë dollarë nga 18
pacientë gjatë një periudhe 8 vjeçare deri në vitin 2006.
Avokati i mjekut i tha sot agjencisë kroate
të lajmeve HINA se Simiçnuk mund të ekstradohet në Kroaci sepse ai është
shtetas boshnjak. Dënimi i zotit Simiç është ndër më të rëndët për korrupsion
që nga pavarësia e Kroacisë në 1991. Kjo ndodh ndërkohë që vendi po përpiqet të
provojë se i ka shtuar përpjekjet për luftimin e korrupsionit, një sfidë në
aspiratat e Kroacisë për të hyrë në Bashkimin Evropian. //rd//