Regjizori britanik Gay Richie, po punon për filmin e tij
të fundit, në të cilin interpretojnë aktorë të njohur të kinemasë
ndërkombëtare. Ndërkohë në kinematë
amerikane ka nisur të shfaqet filmi më i fundit më titull “The Rocker”.
Realizuesit e filmit, presin që ky film të jetë ndër më të ndjekurit këtë muaj
në ekranin e gjerë.
Në kinematë amerikan ka nisur të shfaqet filmi “The Rocker”.
Në këtë film, personazh kryesor është Fish, interpretuar nga Rainn Willson, i njohur në komedinë televizive “The Office”.
Unë - thotë Willson- interpretoj një ish baterist të një grupi heavy metal, i cili rikthehet mbas 20 vjetësh së bashku me grupin e nipit të tij. Dhe këtu nis dhe fabula komike e filmit”.
Fish, do që të arrijë famën e munguar 20 vjet më parë, kur iu largua grupit të dikurshëm, përpara se ata të bëheshin të famshëm, dhe kjo gjë e ka bërë që të ketë një peng të madh në jetë. Krahas Willson në këtë film, interpretojnë
Kristina Apelgate, Tedi Geiger, Will Arnet, Emma Stone dhe Bradley Cooper. Filmi prite të shfaqet në Europë që nga data 4 shtator.
Ndërsa gjithë media është
përqëndruar në marrëdhënien e Gay Richie dhe gruas së tij, Madona, duket se
regjizori britani është fokusuar tek puna. Projekti i tij i fundit është filmi
”RockNRolla”. Në këtë film, ai është skenarist dhe regjizor. Vetë Richie thotë
se është
më e lehtë të jesh në karrigen
e regjizorit se sa të jesh skenarist. “Kur drejton një film, e ke më të lehtë.
Ke të bësh me njerëz, me të cilët shkëmben mendim, eksperiencë, pra është një
marrëdhënie e përbashkët për të arritur diçka. Kurse kur shkruan je vetëm, nuk
arrin të gjykosh drejt nëse është e mirë ajo çka ke shkruar ose jo."
Në filmin ”RockNRolla” interpretojnë Gerard Butler, Gemma Arterton, Thandie Newton dhe Tom Wilkinson. Ky film flet për nja bandë londineze, e cila përpiqet që të pasurohet sipas një skeme për shitje-blerjen e banesave.
Richie ka fituar një çmim në vitin 1998 me filmin “Lock, Stock and two smoking Barrels” dhe në vitin 2000 me filmin “Snatch”. Por në vitet e fundit të krijimtarisë së tij, ai është përballur me kritika për filmat “Sweapt “ në vitin 2002 dhe filmin “Revolver” në filmin 2005.
Për momentin, regjizori britanik është duke u marrë dhe me filmin “Sherlock Holms”, ku inrterpreton Robert DoWneay. Filmi “RockNRolla” do të nisë të paraqitjen në kinematë amerikane në datën 3 tetor.
//rd//