Presidenti i Afrikës së Jugut thotë se partia në pushtet në Zimbabve dhe fraksionet opozitare vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Presidenti Tabo Mbeki nuk dha hollësi rreth bisedimeve gjatë një mbledhjeje të zhvilluar të dielën.
Zoti Mbeki po mbikqyr bisedimet mes partisë ZANU-PF në pushtet dhe Lëvizjes opozitare për Ndryshime Demokratike në kryeqytetin Pretoria të Afrikës së Jugut.
Qeveritë e Afrikës jugore po ushtrojnë presion ndaj të dy palëve që të formojnë një qeveri bashkimi kombëtar.
ZANU-PF
ka thënë se çdo marrëveshje politike që të arrihet duhet të njohë rizgjedhjen e
presidentit Robert Mugabe muajin e kaluar. Opozita dhe shumë qeveri perëndimore
thonë se zgjedhjet ishin një farsë e krijuar nga dhuna e ushtruar nga partia në
pushtet. //bsa//