Reagime të Prishtinës
Arrestimi i ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç është përshëndetur edhe në Prishtinë. Udhëheqësit politikë të vendit thanë se ky ishte një veprim i drejtë, ndonëse i vonuar i drejtësisë.
Zëvendëskryeministri
i Kosovës, Hajredin Kuqi shfaqi shpresën që ky veprim të mos jetë pjesë
e përpjekjeve për përfitime politike të Beogradit, por një hap i
ndërmarrë për hir të së ardhmes së vetë popullit serb dhe paqes e
qëndrueshmërisë në rajon.
Ai tha se megjithë vonesën 13 vjeçare për vënien e drejtësisë në vend, arrestimi i djeshëm është një shenjë se të gjithë ata që janë përgjegjës për krime, gjenocid e pastrim etnik do të përballen me drejtësinë...
Reagime të Tiranës
Qeveria shqiptare pershendeti sot arrestimin e Radovan Karaxhicit, duke e quajtur kete akt si "nje tjeter goditje e merituar dhe e vonuar per ultranacionalizmin serb".
Edhe më parë, autoritetet shqiptare kishin kërkuar arrestimin e Radovan Karaxhiçit, i cili në deklaratën e qeverisë, vlerësohet si një prej figurave më barbare të ultranacionalizmit serb dhe përgjegjësi më kryesor për genocidin, zhdukjen masive dhe spastrimin etnik në Bosnje.//lk