Deputetët serbë të  Bosnjes miratojnë himnin e ri

Deputetët serbë të Bosnjes miratuan himin dhe emblemën e re. Serbët, të cilët kanë shumicën në parlamentin e Republikës Serbe të Bosnjes, i miratuan simbolet e reja megjithë kundërshtimet e deputetëve jo-serbë.

Myslimanët e entitetit serb të Bosnjes thonë se këto simbole përbëjnë diskriminim ndaj jo-serbëve dhe e paraqesin Republikën Serbe si një shtet të plotë. Marrëveshjet e paqes të Dejtonit në vitin 1995, të cilat i dhanë fund konfliktit në Bosnje, e ndanë vendin në dy entitete: Republika Serbe dhe Federata Myslimano-Kroate.

Deputetët myslimanë thonë se do të ngrenë padi gjyqësore për çështjen e simboleve të reja.
Federata Myslimano-Kroate ende nuk ka miratuar një hymn apo emblemë të re.//lk