Bejsbolli amerikan: Ndeshja mes lojtarëve më të mirë

Liga amerikane e bejsbollit arriti më në fund të fitonte 4 me 3 për kundrejt ligës kombëtare të bejsbollit pas 15 setesh, të quajtura inings, mes lojratëve më të mirë të bejsbollit amerikan, ndeshje që u zhvillua në stadjumin Janki të Nju Jorkut.

Kjo ishte ndeshja më e gjatë në ndeshjen e ligave kryesore të bejsbollit amerikan, që zgjati 5 orë. Fitorja është e 12-ta me radhë për ligën amerikane.

Lojtari J.D. Dru i ligës amerikane, pjesëtar i ekipit Red Saks të Bostonit, arriti të bëjë një goditje shumë të mirë të topit, që në bejsboll quhet hom-run, e ndoshta duhet thënë se nuk është diçka e lehtë kur topi të vjen me shpejtësi prej 150-160 kilometra në orë. Me këtë goditje ai barazoi rezultatin 2 me 2 për ekipin e tij dhe u shpall si lojtari më i vlefshëm i lojës.

Ndjeshja mes lojtarëve më të mirë, që njihet si loja e të gjithë yjeve, është e fundit që zhvillohet në stadiumin historik Janki, i cili do të shëmbet pas përfundimit të sezonit të këtij viti, duke u dhënë kështu fund 85 sezoneve, që janë zhvilluar aty.//lk