Gorbaçov propozon një muze për viktimat e periudhës sovjetike

Ish presidenti sovjetik Mihail Gorbaçov bëri thirrje për ngritjen e një muzeu kombëtar në Rusi për të përkujtuar miliona viktima të shtypjes së periudhës sovietike.

Zoti Gorbaçov iu bashkua një organizate të njohur për të drejtat e njeriut, "Memorial", në kërkesën për ngritjen e muzeut. Ai shprehu gjithashtu mbështetje për lëvizjen e trupit të ish themeluesit të Bashkimit Sovietik, Vladimir Leninit, nga mauzoleumi në Sheshin e Kuq në një varrezë normale.

Ish presidenti sovjetik 77-vjeçar mbikqyri politikat e liberalizimit që çuan në shpërbërjen e Bashkimit Sovietik. Historianët rusë përllogarisin se 11 deri në 27 milionë vetë janë vrarë apo internuar në Siberi gjatë regjimit të ish diktatorit Jozef Stalin në Bashkimin Sovietik. Megjithatë, Stalini ende admirohet sot për rolin në mposhtjen e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për shndërrimin e Bashkimit Sovjetik në një superfuqi gjatë periudhës pas Luftës së Dytë Botërore.//lk