Një nga muzikantët më të njohur të xhazit sot është edhe një nga individët më të respektuar në qarqet akademike. Është trumpetisti, kompozitori, dirigjenti dhe profesori Derrick Gardner. Si dirigjent i bandës The Jazz Prophets, ai ka realizuar dy kompakt disqe që janë vlerësuar sëtepërmi nga kritika, një prej të cilëve ai me titull has yielded "A Ride To The Other Side".
"A Ride To The Other Side"
Gardner ka vendosur një balancë delikate mes punës së tij si profesor i xhazit me trumpetë në Universitetin e Miçiganit dhe vepritmarisë krijuese në fushën e musikës.
"Lazara"
Aftësitë improvizuese të Derrick Gardner-it e kanë vënë atë përkrah trupetistëve të famshëm si Freddie Hubbard dhe Clifford Brown. Në pjesën "Lazara" ai ka përfshirë motive të xhazit afrikano-kuban, një stil që ai e perfeksionoi kur interpretonte me një tjerë ikonë të xhazit, Dizzy Gillespie [Gil-LESS-pee].
Por Gardner nuk është i panjour për bandat e mëdha muzikore. Kariera e tij lulëzoi nën drejtimin e saksofonistit, Frank Foster, me orkestrën e Count Basie-së. Gjatë pesë vjetëve të punës së tij me këtë orkestër, ai kontriboi në albumin "Live At Manchester Craftsman's Guild", që fitoi çmimin Grammy. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në bandën e Harry Connick, në bandën e xhazit të Carnegie Hall nën drejtimin e trumpetistit Jon Faddis, në Orkestrën Smithsoniane të Kryeveprave të Xhazit, dhe në koncerte me yje të famshëm si James Moody, Joe Williams, Tony Bennett and Nancy Wilson.
Ja edhe një herë Derrick Gardner dhe Jazz Prophets duke interpretuar "Funky Straight", një perfeksionim i tengujve të trumpetës, trombonit dhe saksofonit. Dhe me këto tinguj të dashur dëgjues e mbyllim edhe këtë edicion të Zërit të Amrikës, duke iu falenderuar për vemendjen, ditën e mirë.
"Funky Straight"
//iç//