Këngëtarja e muzikës soul Amy Winehouse duket se ka patur probleme së fundmi me ligjin.
Fituesja 24 vjeçare e çmimit Grammy u mor në pyetje nga policia rreth një incidenti të mërkurën në Camden në veri të Londrës. Ajo ra dakort të shkonte vullnetarish në polici dje ku kaloi natën në stacion dhe u lirua sot në mëngjes.
Në një deklaratë të publicistit të saj thuhet se Winehouse u morr në pyetje pasi gjuajti me shpullë një burrë. Ajo pranoi një paralajmërim nga policia dhe kërkoi falje për incidientin.
Diva 24 vjeçare e muzikës soul radhitet e 10ta në 100 njerëzit më të pasur në muzikë në Britani nën moshën 30 vjeçare. //rd//