NATO ndihmon policinë e Kosovës për shpërndarjen e portestuesve serbë

Policia e Kosovës thotë se ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka kërkuar ndihmë nga forcat e NATO-s për të shpërndarë protestuesit serbë pranë kufirit Kosovë-Serbi. Rreth 150 demonstrues po protestonin kundër shpalljes të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt. Sipas lajmeve, 10 oficerë policie u plagosën, pasi serbët i goditën me gurë dhe me shishe.

Po sot, misioni i OKB-së në Kosovë lejoi ministrin e Serbisë për Kosovën, Sllobodan Samarxhiç, që të takohej me shefin e UNMIK-ut, Joakim Ryker, me kusht që ai ta bënte të qartë, se vizita e tij kishte për qëllim të siguronte paqe dhe qetësi mes serbëve të Kosovës. Në të kaluarën, zoti Samarxhiç ka mbështetur publikisht sulme të përgjakshme kundër pikave kufitare të Kosovës.//lk