Serbët e Bosnje kërkojnë të ndjekin shembullin e Kosovës

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Bosnje-Hercegovinë nuk e pranuan ankesën e serbëve të Bosnjes sipas të cilës ata kanë të drejtë të ndjekin shembullin e Kosovës dhe të vendosin nëse do të kenë shtetin e tyre.

Ambasadorët, nën drejtimin e atij slloven, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës të Bashkimit Europian, bënë dje një deklaratë të përbashkët ku thuhej se dy entitetet e pas luftës në Bosnje nuk kanë të drejtë të shkëputen nga shteti i krijuar në bazë të Marrëveshjeve të Dejtonit.

Marrëveshja e vitit 1995 e cila i dha fund luftës civile në Bosnje përcaktoi strukturën e shtetit: dy entitete vetëqeverisëse – Republika serbe dhe Federata Muslimano-Kroate, me një administratë federale shumëetnike që përgjigjet për marrëdhëniet me jashtë, diplomacinë dhe politikat fiskale. //rd//