Turqia kryen sulme në Irakun verior

Autoritetet kurde thonë se ushtria turke ka bombarduar dhjetëra pozicione të rebelëve kurdë në Irakun verior. Një zëdhënës i forcave të sigurimit të kurdëve të Irakut tha se artileria turke filloi bombardimet mbi pozicionet rebele sot. Por ai hodhi poshtë njoftimet për përleshje ndërmjet trupave turke dhe forcave kurde në Irakun verior. Autoritetet nuk kanë njoftuar për viktima.

Në një takim sot në Ankara, Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Turqisë tha se ushtria do të vazhdojë operacionet përmes kufirit kundër separatistëve kurdë në Irakun verior nëse është e nevojshme. Muajt e fundit, Ankaraja ka kryer sulme ajrore dhe operacione të vogla matanë kufirit duke vënë në shenjestër ato që Turqia i quan pozicione të Partisë Punëtore të Kurdistanit në rajonin kufitar malor në Irakun verior.//lk