Vende anëtare të NATO-s thonë se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia kanë përmbushur të gjitha kriteret për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake.
Deputetë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia u takuan dje me përfaqësues të vendeve të NATO-s në Shkup. Zyrtari i NATO-s Bob Simmons tha se aleanca duhet të hapë dyert e saj për të tre vendet pasi ato i kanë përmbushur të gjitha kërkesat.
Në Uashington, ministrat e mbrojtjes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë u takuan dje me nënsekretarin amerikan të shtetit John Negroponte të cilin e informuan mbi përpjekjet e vendeve të tyre për plotësimin e kërkesave për anëtarësim në NATO.
Takimet zhvillohen në prag të samitit të NATO-s në Bukuresht në muajin prill. Në këtë samit, vendet anëtare të aleancës pritet të njoftojnë vendimin e tyre lidhur me kërkesën për anëtarësim të të tre vendeve ballkanike. //ii