Petersen dhe Bakojanis mbi periudhën pas pavarësisë së Kosovës

Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, dhe ish administratori i Kosovës Soren Jesen Petersen, thanë dje në dy takime në Uashington se me rëndësi parësore tani është menaxhimi i Kosovës pas statusit dhe theksuan se vitet e para do të jenë të vështira. Ndërsa kryediplomatja greke tha se qeveria e saj është e mendimit se për çëshjen e statusit të mos bëhet presion dhe të mos kryehen veprime të nxituara, diplomati danez theksoi se është në interesin e gjithë elementeve në rajon që pavarësia të shpallet.

Pritet gjerësisht që udhëheqja e Kosovës të shpallë pavarësinë më 17 shkurt 2008, veprim ky i bashkërenduar me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Pritet gjithashtu që Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të Bashkimit Evropian ta njohin këtë shtet të ri që po krijohet në Evropë, ndërsa Greqia, Sllovakia, Rumania, Qiproja, dhe Spanja kanë thënë se do të presin për të parë se si do të zhvillohen ngjarjet.

Ish administratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen thotë se pavarësia e Kosovës është e padiskutueshme dhe do të ndodhë shumë shpejt, por me rëndësi për momentin është se si do të mbështetet ajo dhe si do të vihet në zbatim plani Ahtisari, që më tepër se gjiçka tjetër është i diktuar nga realitetet në terren. Duke iu referuar përvojës së tij në Kosovë, zoti Petersen tha se rrjedha e ngjarjeve nuk ka lënë opcion tjetër veç pavarësisë.

Diplomati danez, tha në një takim në Universitetin John Hopkins, se pavarësia e Kosëvs është në interesin më të mirë të të gjithëve, në interes të rajonit të Ballkanit në përgjithësi, në inters të Serbisë dhe natyrisht në inters të Kosovës dhe shoqërisë së saj shumetnike.

Ai tha se tani në fokus duhet të jetë menexhimi i periudhës pas pavarësisë, pasi zhvillimet do të shoqërohen me probleme dhe gjendja do të jetë tejet e vështirë për të paktën dy ose tri vitet e para, veçanërisht në mungesë të një mandati nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në mungesë të bashkëpunimit nga Rusia, si dhe pa një marrëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve. Por Soren Jesen Petersen shrehu bindjen se Kosova do t’i kapërcejë këto vështirësi dhe me rëndësi është menexhimi i situatave pas pavarësisë.

“Kam besim se udhëheqja e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me pjekuri dhe veçanërisht t’u garantojë të gjitha pakicave sigurinë në vend. Ajo do t’u japë garanci, veçanërisht serbëve se do të jetojnë të qetë në Kosovë. Unë kam biseduar edhe me sërbët në jetojnë atje, dhe shumica e tyre duan të jetojnë në Kosovë. Udhëheqja shqiptare e Kosovës ka treguar se është e ndërgjegjëshme për përgjegjësitë e veta pas pavarësisë. Krahas kësaj, dhe NATO-ja është plotësisht e përgatitur për të përballuar çdo tension apo situatë të dhunshme”.

Ish administratori i Kosovës u shpreh kategorikisht kundër çdo lloj ndarjeje teritoriale, duke theksuar se ajo do të ishte tragjike për të gjithë, por veçanërisht për serbët e Kosovës.

Më parë dje, Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, tha në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington se në zemër të kontinentit evropian, stabiliteti i Kosovës është preokupim për të gjithë. Zonja Bakojanis tha se është e domosdoshme për të tashmen dhe për të ardhmen që Evropa të flasë me një zë për çështjen e Kosovës. Duke cituar Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, zonja Bakojanis tha se Kosovës i duhet më shumë se sa pavarësia, asaj i duhet zhvillimi ekonomik, social dhe politik dhe e ardhmja varet tek mënyra se si do të menaxhohen këto zhvillime.

Zonja Bakojanis tha se Evropës i duhet një Kosovë demokratike, tolerante, shumëetnike dhe shumëkulturore, prandaj me zgjidhjen e satusit të saj, komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi dhe Evropa në veçanti duhet të vazhdojnë angazhimin e tyre në Kosovë, dhe në këtë kuadër, vendoja e misionit policor dhe të sigurisë në Kosovë është i nevojshëm sa më shpejt.

Pavarësia e Kosovës është eventualisht e pashmangshme, tha kryediplomatja greke, por theksoi pozitën e qeverisë së saj se për këtë çështje nuk duhet vepruar me nxitim. Zonja Bakojanis tha se në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkmit Evropain të hënën në Bruksel do të bëhet e qartë se ku qendron BE-ja lidhur me këtë çështje.

"Nuk besoj që nxitimi të jetë produktiv për sa i përket çështjes së Kosovës. Fuqitë rajonale e kanë të qartë se ujrat nuk rrjedhin mbrapsht. Por ne jemi të mendimit se duhet të jemi shumë më të kujdesshëm dhe të përgatitemi pa u nxituar, duke patur gjithashtu parasysh se BE-ja duhet të jetë e bashkuar”.

Zonja Bakojanis tha se Bashkimi Evropian ka nevojë të zhvillojë diskutime të mëtejshme për të dalë me një qendrim të përbashkët. Kjo është e domosdoshme më shumë se kudo gjetkë në Kosovë, sepse Kosova do të jetë prova e parë për unitetin e Bashkimit Evropian pas nënshkrimit të traktatit të Lisbonës.

Të dy personalitet, Ministrja e Jashtme e Gresiqë, Dora Bakojanis, dhe ish administratori i Kosovës, Soren Jesen-Petersen, janë të një mendimi se me rëndësi parësore tani është menaxhimi i Kosovës pas statusit dhe theksuan se dy apo tre vitet e para do të jenë të vështira. //rd//