Pronari më i madh i mjeteve të shtypit në Gjeorgji, Badri Patarkatsishvili, ndryshoi qëndrim dhe thotë se ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të së shtunës.
Zoti Patarkatsishvili u tërhoq nga gara javën e kaluar. Sot ai tha se ndryshoi mendim pas një bisede me kreun e kishës ortodokse të Gjeorgjisë.
Zoti Patarkatsishvili doli nga gara pasi disa stacione televizive transmetuan një video-kasetë ku ai i ofronte 100 milionë dollarë një zyrtari të ministrisë së brendshme, në shkëmbim të premtimit nga ministria për të mos përdorur forcat policore kundër protestuesve të opozitës.
Ai ishte organizatori i protestave masive të opozitës në muajin nëntor në kryeqytetin Tbilisi. Protestat detyruan Presidentin Mikhail Sakashvili të kërkonte zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Presidenti më pas dha dorëheqjen siç kërkohet me ligj dhe u regjistrua sis kandidat për t’u rizgjedhur.
Po sot, në një zhvillim tjetër, presidenti i përkohshëm Nino Burjanadze tha se përparësia e tij kryesore do të jetë të marrë masa që votimet ditën e shtunë të zhvillohen të qeta. //iç//