Presidenti Bush nënshkroi një ligj, i cili do ta lejojë shtetin amerikan dhe qeveritë lokale, të heqin dorë nga marrëdhëniet ekonomike me Sudanin, për shkak të dhunës në Darfur.
Sipas ligjit të ri, shteti dhe qeveritë lokale, mund t’i tërheqin investimet nga kompanitë që investojnë në nxjerrjen e naftës në Sudan, në prodhimin e energjisë, minierat dhe pajisjet ushtarake.
Aktivistët thonë se këta sektorë, sidomos prodhimi i naftës, sigurojnë shumicën e të ardhurave të qeverisë sudaneze për financimin e luftës kundër forcave rebele të Darfurit.
Në një deklaratë që bëri sot, zoti Bush tha se ai ndan të njëjtin shqetësim me Kongresin lidhur me dhunën në Darfur që ushtrohet nga qeveria sudaneze dhe grupet rebele. //ad//