Parlamenti i Serbisë miratoi një rezolutë ku thekson kundërshtimin ndaj pavarësisë së Kosovës dhe paralajmëron se do të ndërpritet intergrimi i vendit në Bashkimin Evropian.
Në rezolutë thuhet se çdo marrëveshje që Serbia nënshkruan, përfshirë atë për Stabilizim Asociimin me Bashkimin Evropian, duhet të respektojë ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit.
Në rezolutë thuhet gjithashtu se Serbia duhet të rishqyrtojë lidhjet diplomatike me vendet perëndimore që njohin pavarësinë e Kosovës dhe të qëndrojë jashtë NATO-s pasi ajo mbështet gjithashtu pavarësinë e Kosovës.
Rezoluta u mbështet nga Presidenti serb Boris Tadic dhe Kryeministri Vojislav Kostunica dhe parti të tjera.//kk//