Dy astroanutë të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës kryen sot një ecje në hapësirë, për të riparuar dy mekanizma difektoze, të cilat pengonin gjenerimin e energjisë në kompleksin orbital. Komandantja e Stacionit, Pegi Uitson dhe inxhineri i hapësirës, Dan Tani, kryen ecjen e katërt të misionit të 16-të të Ekspeditës, që është ecja e 100-të në historinë e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Astronautët ishin përgatitur prej kohësh fizikisht për të punuar në ambjentin e hapësirës, në kushtet kur ka 100 për qind oksigjen. Ndërkohë, rreth 320 kilometra poshtë Stacionit, NASA u përpoq të rikrijonte rezervuarin e karburantit, që detyruan zbritjen para kohe të anijes së hapësirës Atlantis, në fillim të muajit. Inxhinerët planifikuan ta fillonin mbushjen e rezervuarit të jashtëm të anijes së hapësirës me hidrogjen të lëngshëm, në një provë që ata bënë në vendin e nisjes, për ta shmangur problemin e harxhimit të karburantit.//lk