Fosset - Familja kërkon që aventurieri të shpallet i vdekur

Bashkëshortja e aviatorit amerikan, Steve Fossett, i cili konsiderohet i zhdukur, u bëri një kërkesë zyrtare autoriteteve, që ai të deklarohet i vdekur. Zoti Fosset u zhduk tre muaj më parë gjatë një fluturimi në perëndim të shtetit të Nevadës.

Në kërkesën e bërë nga Peggy Fossett në një gjykatë të shtetit Illinoi, thuhet se familja ende është e pikëlluar, por ndjen se duhet të pranojë që Fossett ka vdekur. Kërkesa do të fillojë procesin e ndarjes së pasurisë të zotit Fossett, që ai e ka grumbulluar në tregjet financiare të Çikagos.

Më vonë, zoti Fossett i përdori fitimet për të financuar një karierë aventurash të rrezikshme, duke vendosur rekord botëror me aeroplan dhe me balonë. Ai ka kaluar me not ngushticën e La Manshit, ka konkuruar në një garë qensh me slita në Alaskë dhe është ngjitur në disa nga majat e maleve më të njohura në botë.

Zhdukja e zoti Fossett më 3 shtator u bë shkak për tre javë kërkime ose për copa të aeroplanit të tij por asgjë nuk u gjet. Kërkimet u ndërprenë në muajin tetor. //ii