Presidenti rus paralajmëron NATO-n për "fuqizim të dukshëm"

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi që NATO-ja të mos zgjerohet deri në kufijtë e vendit të tij. Këto komente ai i bëri sot, në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe shtoi se Aleanca po përforcohet pranë kufirit me Rusinë, duke shkelur marrëveshje të mëparshme. Ai tha se Moska nuk mundet të qëndrojë indiferente ndaj atij që ai e quajti “fuqizim të dukshëm” të NATO-s.

Zoti Putin tha se Rusia duhet ta shtojë gatishmërinë luftarake të forcave të saj strategjike bërthamore, për t’u siguruar, sipas fjalëve të tij, për “një përgjigje të shpejtë dhe të përshtatshme ndaj çdo agresori”.

Presidenti rus po ashtu paralajmëroi se vendi i tij nuk do të presë pafundësisht, që partnerët e tij të nënshkruajnë konventën e miratuar të kontrollit të armëve. Ai tha se Rusia nuk do t’i plotësojë detyrimet e konventës të variantit e vitit 1999, pa nënshkrimin e saj nga vendet anëtare të NATO-s.//lk