Presidenca e Bosnjes pranon dorëheqjen e kryeministrit

Presidenca kolektive e Bosnjes pranoi dorëheqjen e kryeministrit Nikola Spiriç. Përfaqësuesi mysliman në presidencë, Haris Sillajxhiç u tha gazetarëve, se tre anëtarët e presidencës e miratuan dorëheqjen, pasi nuk arritën ta bindnin zotin Spiriç të qëndrontre në detyrë.

Ai tha se presidenca do të zhvillojë tani këshillime, mbi formimin e një qeveri të re qëndrore. Zoti Spiriç, serb etnik, paraqiti dorëheqjen në fillim të këtij muaji, pas mosmarrëveshjeve me ndërmjetësin e lartë ndërkombëtar për Bosnjen.

I dërguari ndërkombëtar, Mirosllav Lajçak, propozoi reforma për forcimin e institucioneve qëndrore në këtë vend të ndarë sipas përkatësive etnike. Zoti Lajçak dha urdhër për ndryshimin e numërimit të votave në takimet zyrtare, duke numëruar vetëm votat e deputetëve të pranishëm, në vend të rregullit të mëparshëm, sipas të cilit përfshiheshin edhe votat e deputetëve, që nuk ishin të pranishëm.

Ligjvënësit që synonin të bllokonin votime ose vendime nuk mernin pjesë në takim për të bërë të mundur mungesën e numrit të domosdoshëm për marrjen e një vendimi të caktuar. Serbët e Bosnjes e kundërshtojnë fuqishëm këtë ndryshim.//lk