Një shpërthim me bombë në një autobus, në qytetin Togliatti në Rusinë qëndrore, vrau të paktën tetë njerëz dhe plagosi 56 të tjerë.
Zyrtarët rusë po e trajtojnë shpërthimin e sotëm si një akt të mundshëm terrorist. Incidenti ndodhi në qendër të qytetit ndërsa njerëzit po shkonin për në punë. Shumë nga të plagosurit ishin studentë. Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë në se bomba ishte në duart e ndonjë prej pasagjerëve apo ishte vendosur diku brenda apo poshtë autobuzit.
Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar një hetues të lartë federal nga Moska për të ndihmuar në mbledhjen e informacioneve. Togliatti është qendra e një prej prodhuesve rusë më të mëdhenj të automobilëve, AvtoVAZ. Qyteti njihet për bandat kriminale të dhunshme që konkurrojnë për pjesë të industrisë së automobilëve. Ai nuk është i njohur megjithatë për sule terroriste si ato në rajonin e Kaukazeve në Rusinë jugperendimore. //rd//