Ministrja e Jashtme izraelite u nis për një vizitë në Kinë për t’u kërkuar udhëheqësve kinezë që të mbështesin sanksione më të ashpra kundër Iranit.
Në komentet e publikuara sot, ministrja Tzipi Livni tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë tani para se të jetë tepër vonë. Ajo tha se një Iran me armë bërthamore nuk është në interes të botës.
Izraeli është i shqetësuar se Kina dhe Rusia – që të dy vende anëtare të përhershme të Këshilli të Sigurimit, i kanë kundërshtuar thirrjet amerikane për forcimin e sanksioneve.
Programi bërthamor i Iranit ka shkaktuar alarm në rritje në Izrael që nga viti 2005, kur presidenti iranian kërcënoi se do ta shuante nga harta shtetin hebraik. Zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se Izraeli mund të ndërmarrë veprime ushtarake kundër objekteve bërthamore iraniane nëse diplomacia dështon. Irani thotë se është e drejta e tij të prodhojë energji bërthamore për qëllime civile dhe mohon se synon të krijojë armë bërthamore.//rd//