Shkrimtarja irlandeze Anne Enright fitoi çmimin Man Booker për vitin 2007, një nga çmimet më të rëndësishëm në letërsi, për romanin e saj rreth një reagimeve të një familjeje mbi një vetëvrasje.
Kryetari i komitetit të çmimeve, Howard Davies, e quajti romanin e zonjës Enright “The Gathering” të fuqishëm dhe plot zemërim.
Romani përqëndrohet në një familje e cila përpiqet të jetojë me hitorinë e saj të trazuar.
Zonja Enright ishte konsideruar si një kandidate me mundësi të pakta për të fituar çmimin prej 100 mijë dollarësh, i cili është i hapur për shkrimtarët nga Britania, Irlanda dhe ish-kolonitë britanike.
Gjithashtu, dje gazetari dhe romancieri spanjoll, Juan Jose Millas fitoi çmimin Planeta, çmimi më i lartë i Spanjës për letërsinë, për librin e tij “The World”.
Romani autobiografik flet për shpërnguljen e një familjeje në Madrid dhe efektet që një qytet i madh shkakton tek një fëmijë.
Çmimi spanjoll shpërblehet me një shumë prej 855 mijë dollarësh. //ii