Kroacia mban zgjedhjet parlamentare më 25 nëntor

Krytari i Parlamentit të Kroacisë tha se zgjedhjet parlamentare në vend do të mbahen më 25 nëntor.

Vladimir Seks e bëri këtë njoftim pas bisedimeve në Zagreb me Presidentin Stipe Mesiç dhe kryeministrin Ivo Sanader. Ai tha se zoti Mesiç do të shpërndajë parlamentin të premten më 12 tetor dhe do të njoftojë zyrtarisht datën e zgjedhjeve më 17 tetor.

Kryetari i parlamentit tha se fushata para-zgjedhore do të fillojë zyrtarisht më 3 nëntor. Anketat e fundit të opinionit tregojnë se Partia Social-Demokrate ka aktualisht epërsi ndaj Bashkimit Demokratik Kroat, që është në pushtet. //rd//