Lëshimi i satelitit Sputnik i gjeti amerikanët të papërgatitur

Lëshimi i Sputnikut 50 vjet më parë i tronditi Shtetet e Bashkuara. Sateliti sovjetik i dha shkas Epokës së Hapësirës, nxiti garën për uljen në Hënë dhe ngjalli entuziazëm tek breza të tërë amerikanësh. Si reaguan amerikanët më 4 tetor të vitit 1957?

1957 në Amerikë. Ajzenhauri ishte President. Elvisi ishte Mbret. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik kishin bomba atomike. Por Bashkimi Sovjetik ishte përtej oqeanit. Në fund të verës së atij viti amerikanët ishte më të preokupuar me lëvizjen e të drejtve civile dhe bejzbollin se sa me kërcënimin bërthamor sovjetik. Më 4 tetor, sovjetikët lëshuan satelitin Sputnik. "Kjo ndryshoi gjithçka. Kjo ishte në shumë aspekte agimi i një epoke të re”. Historiani i hapësirës Raxhër Lenius punon në Muzeumin e Aeronautikës dhe Hapësirës të Istitucionit Smithson këtu në Uashington: “Gjëja e parë që sinjalizoi ai ishin ndryshimet që ne do të shikonim në të ardhmen, dhe pikërisht se ne nuk do të kufizoheshim më në kufijtë e këtij planeti”. Tek amerikanët kjo ngjalli shtetësime dhe frikë. “Në qoftë se Sovjetikët do të lëshonin një satelit që fluturonte mbi Shtetet e Bashkuara dhe kudo gjetkë nëpër botë, kjo do të thoshte se po të donin ata mund të na vini mbi kokë një raketë bërthamore”.

Por sovjetikët nuk e kishin qartë ragimin që shkaktuan. “Rusët nuk e dinin se çfarë ndikimi pati lëshimi i satelitit të tyre në opinionin publik”. Kryehistoriani i NASA-s, Stive Dik thotë: “Në faqe të parë të Pravdës u botua një artikul i shkurtër dhe jo ndonjë titull kryesor. Ndërsa në këtë vend lajmi ishte titulli kryesor i të gjitha gazetave të vendit. Atëhere rusët e kuptuan se çfarë zotëronin dhe gara filloi”.

Presidenti Ajzenhauer u përpoq ta qetësonte vendin lidhur me programin e vonuar amerikan të hapërsirës. Por shtetësimet u shtuan kur më 3 nëntor, sovjetikët dërguan qenin Laika në orbitë me Sputnik 2. Ndërsa më 6 dhjetor të vitit 1957, gjatë transmetimit të drejtë për drejtë televiziv, sateliti amerikan Vangard shpërtheu.

Presidenti Ajzenhauer iu drejtua ushtrisë amerikane dhe shkencëtarit gjerman Vërnër Fon Braun për të ngritur programin amerikan të hapësirës. Më 31 janar 1958, sateliti Eksplorër 1 i Fon Braunit u bë sateliti i parë amerikan që fluturoi në orbitë rreth Tokës. Dhe në fund të po atij viti u themelua Agjencia Kombëtare e Hapësirës dhe Aeronautikës: “Kështu nga tetori i 57 në tetor të 58 pati një veprimtari tejet aktive në fushën e hapësirës, që u intensifikua edhe më tej me idenë se ne duhet t’i konkuronin rusët për të mbërritur në Hënë”.

Më pas erdhën sondat me njerëz apo pa njerëz, Xhemini, Mërkuri, Apollo dhe programi i anijeve shatëll me sukseset dhe dështimet e tyre. Sot, 50 vjet pas Sputnikut, mbi 100 vende po punojnë së bashku për të përfundua ndërtimin e stacionit ndërkombëtar të hapësirës, një arritje e shënuar për misioniet e ardhëshme në Hënë, Mars dhe më tej. //rd//