Britni humbet kujdestarinë e femijëve

Telashet e Britney Spears-it u shtuan më shumë dje kur humbi kujdeshtarinë e fëmijëve të saj për shkak të përdorimit të alkoolit dhe drogës.

Gjykatësi Scott Gordon urdhëroi që ish bashkëshorti i saj Kevin Federline të marrë Sean Preston 2 vjeçar dhe Jayden James 1 vjeç duke filluar nga dita e nesërme deri në një urdhër tjetër të gjykatës. Muajin e kaluar i njëjti gjykatës urdhëroi Spears të kontrollohej dy herë në javë për përdorimin e alkoolit si pjesë e mosmarrëveshjes së saj me Federline për kujdestarinë e fëmijëve.

Spears supozohej të takohej me një spikolog prindërish i cili do të vëzhdonte dhe do të raportonte në gjykatë rreth aftësive të saj si nënë. Spears 25 dhe Federline 29 u martuan në tetor të vitit 2004. Ajo kërkoi divorc nëntorin e kaluar. Të dy prindërit ndajnë kujdestarinë e dy djemëve të tyre por Federline kërkon t'i ketë ata për më tepër kohë.

Që kur Spears u divorcua, problemet e saj janë ndjekur gjerësisht nga media. Fillimisht ajo u fotografua në bare të ndryshme të Hollivudit me Paris Hilton të dehura dhe jashtë kontrollit. Më pas ajo preu flokët ndërsa paparacët e fotografonin, dhe kaloi një muaj në rehabilitim. Interpretimi i saj në MTV Vidio Music Awards muajin e kaluar që supozohej të shënonte kthimin e këngëtares në skenë, ishte një fiasko. //rd//