Andrei Lugovoi, kandidat për në zgjedhjet parlamentare ruse

Sipas njoftimeve të shtypit në Rusi, Andrei Lugovoi, i dyshuari i vetëm në vdekjen nga helmimi i një kritiku të Kremlinit vitin e kaluar, është zgjedhur si kandidat ultra-nacionalist për në zgjedhjet parlamentare ruse.

Artikujt citojnë udhëheqësin e Partisë Liberal-Demokrate të thotë se zoti Lugovoi do të konkurrojë si kandidati numër dy në zgjedhjet e dhjetorit për dhomën e ulët të parlamentit.

Policia britanike dyshon se zoti Lugovoi e helmoi agjentin rus dhe kritikun e Kremlinit Alexander Litvinenko në Londër vitin e kaluar me një substancë radioaktive. Ai ka mohuar të ketë rol në vdekjen e Litvinenkos.

Moska e ka hedhur poshtë kërkesën e Britanisë për ekstradimin e Andrei Lugovoit, duke thënë se kushtetuta ruse nuk e lejon një gjë të tillë. Sipas ligjit rus, i dyshuari do të ishte i paprekshëm penalisht nëse zgjidhet si anëtar parlamenti. //ze//