Bullgari: Sistemi automatik i sigurisë detyron mbylljen e një reaktori

Njëri prej dy reaktorëve në uzinën e vetme bërthamore të Bullgarisë iu nënshtrua sot papritur procedurës së mbylljes automatike.

Zyrtarët e uzinës bërthamore Kozlloduj thanë se incidenti nuk shkaktoi ndonjë rrjedhje radioaktive. Mbyllja automatike është një procedurë e sigurimit teknik të reaktorit.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi mbylljen e reaktorit, i cili ka një fuqi prej 1 mijë megavatësh. Zyrtarët kanë ngarkuar një komision për të hetuar se përse ndodhi mbyllja dhe për të përcaktuar nëse janë të nevojshme riparime.

Më 1 janar të këtij viti, para se të hynte zyrtarisht në Bashkimin Europian, Bullgaria mbylli dy reaktorë të uzinës bërthamore për të plotësuar kërkesat e sigurimit teknik të BE-së.

Vetëm dy prej reaktorëve, nga gjashtë që ka patur fillimisht uzina janë ende në përdorim.//kk//