Irani liron një akademike amerikano-iraniane

Irani liroi me kusht një studiuese irano-amerikane që mbahej në Teheran që nga muaji maj, nën akuzat për shkelje të sigurisë.

Burimet e gjyqësorit iranian thonë se hetimet rreth Haleh Asfandiarit kanë përfunduar dhe ajo u lirua kundrejt pagimit të një shume prej 330 mijë dollarësh. Bashkëshorti i saj, Shaul Bakhash i tha Zërit të Amerikës se është i kënaqur që ajo është e lirë.

Burimet nuk bëjnë fjalë për Kian Tajbakshin, një gjeometër iraniano amerikan që ishte ndaluar së bashku me zonjën Esfandiari.

Një zëdhënës i departamentit amerikan të Shtetit tha se lajmi mbi lirimin e saj është inkurajues, por shtoi se Irani vazhdon të mbajë 3 amerikanë të tjerë, përfshi Kian Tajbakshin, të cilët nuk kanë bërë ndonjë shkelje ligjore.

Dy të ndaluarit e tjerë janë Ali Shakeri, i cili punon për një grup universitar për zgjidhjen e konflikteve dhe gazetari Parnaz Azima i Radios Farda, që finacohet nga qeveria amerikane. //iç