SHBA: Eliminimi i bazave të al-Kaidës në Pakistan ështe përparësi

Në Shtetet e Bashkuara, këshilltarja për sigurimin e vendit thotë se përparësia e administratës së Presidentit Bush në aktivitetet antiterroriste është eliminimi i zonave të sigurta të al-Kaidës.

Në një intervistë me televizionin amerikan, zonja Frensis Taunsend tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me qeverinë e Pakistanit për të mos lejuar që terroristët të strehohen në zonat fisnore pranë kufirit të Pakistanit me Afganistanin.

Presidenti Bush tha dje në fjalimin e përjavshëm në radio se një raport i ri i zbulimit amerikan e lidh rigjallërimin e talebanit në Afganistan me një marrëveshje që Presidenti pakistanez Pervez Musharraf bëri vitin e kaluar me udhëheqësit fisnorë.

Zoti Bush tha se zoti Musharraf tani e kupton se marrëveshja ishte e gabuar dhe se ai po vepron aktivisht për ta korrigjuar atë.//ii