Policia e Nju Jorkut tha se shpërthimi dje i një tubacioni avulli pranë stacionit hekurudhor Grand Central në Manhatan shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e të paktën 14 të tjerëve.
Policia tha se shpërthimi i tubacionit i cili ndodhi gjatë orëve me trafik të dendur të mbrëmjes krijoi një shtëllungë të madhe tymi dhe pluhuri.
Qindra njerëz që ktheheshin nga puna u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërkohë që aty arritën ekipet e zjarrfikseve dhe të emergjencës. Trenat e metrosë u devijuan nga stacioni kryesor.
Një zëdhënës i policisë së Nju Jorkut tha se shpërthimi nuk dukej të kishte lidhje me terrorizmin. Ende nuk është e qartë se cili ishte shkaku i shpërthimit.//ii