Doktor Anthony Fauci; shkencëtar e veprimtar

Një nga personalitetet amerikane i cili me punën e tij ka ndikuar në mënyrën sesi njerëzit të mendojnë, jetojmë e veprojmë është doktor Anthony Fauci, një kërkues në fushëm mjekësore, puna dhe energjitë e pashterëshme të të cilit kanë qënë kyçe në luftën kundër Sidës dhe sëmundjeve të tjera infektive.

Anthony Fauci mund të quhet fytyra shkencore e këtij vendi. Ai është një person që shumë amerikanë e shohin shpesh në ekranet televizive duke spjeguar faktet rreth virusit HIV-Sida, rreth bioterroizmit apo epidemisë së gripit.

Që prej vitit 1984, doktor Fauci ka drejtuar Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjisë, i cili ka rreth 13 mijë punonjës, si dhe një buxhet vjetor prej 4.3 miliardë dollarësh, të financuara nga qeveria federale.

“Misioni dhe detyra jonë është për t’a përdorur shkencën për shëndetin e këtij vendi, por edhe më tej, për shëndetin global. Prandaj ne jemi përfshirë jashtëzakonisht në çështjet rreth shëndetit në mbarë botën, ndërkohë që bota ka evoluar për t’u bërë gjithnjë e më shumë një bashkësi globale”.

Doktor Fauci duket si një njeri me mision të qartë. Gjatë një dite të zakonëshme pune, që për të zgjat 15 orë, ai merr pjesë në konferenca të njëpasnjëshme, shqyrton artikuj shkencërorë dhe zhvillon takime me shkencëtarë e laborantë në mjediset e Institutit Kombëtar të Shëndetit.

Doktor Fauci thotë se edukata e tij e punës e ka burimin tek fëmijëria. Ai u rrit në një lagje italo-amerikane të Nju Jorkut dhe banonte në katin e dytë të farmacisë, pronë e familjes.

“Si fëmijë gjithmonë kam qënë kurreshtar, gjithmonë më kanë tërhequr fjalë-kryqet dhe përgjigjet e pyetjeve.”

Atë gjithmonë e ka tërhequr edhe shkenca, por gjithashtu i pëlqenin sportet dhe kur ishte në shkollën e mesme luante bejsboll me ekipin e shkollës. Ai thotë se falë edukatës së ndërthurur familje, kishë, shkollë, shoqëri, ai mësoi vlerat e shërbimit publik.

“Gjithmonë ka qënë e kuptueshme se nëse doni të bëheni personi më i mirë që mund të bëheni, gjëja më e rëndësishme në jetë është se çfarë bëni ju për të tjerët.”

Anthony Fauci u diplomua në mjekësi në fund të viteve 1960, kur Amerika ndodhej në kulmin e Luftës në Vietnam. Në vend që të rekrutohej në ushtri, ai kërkoi të shkonte në Shërbimin e Shëndetit Publik. Në vitin 1968, doktor Fauci fillloi punën pranë Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive dhe Alergjisë.

Në atë periudhë, një ngjarje e misterëshme mjekësore ndryshoi jetën e tij.

“Kjo ndodhi në vitin 1981, kur unë po hetoja disa shënime e raste klinike dhe hasa njoftimet sesi disa homoseksuale, fillimisht ne Los Anxheles e pastaj ne Nju Jork e San Francisko ishin prekur nga nje semundje e pashjpegueshe”

Kjo sëmundje në atë kohë pa emër ishte Sida.

“Nga viti 1981 deri më 198-84, nuk dihej se me çfarë kishim të bënim. Pra puna jonë ishte më tepër kryerja e studimeve për të parë se si ndikonte kjo sëmundje në sistemin imunitar”

Doktor Fauci e cilëson atë periudhë si ditë e errëta të Sidës. Ai u bë objekt i kritikave të veprimtarëve, portretet e tij digjeshin nëpër protesta, dhe qeveria fajësohej për mosintersim për t’u dhënë ilaçe eksperimentale të sëmurëve me këtë virus. Duke kujtuar një protestë që zhvillohej jashtë zyrës së tij, doktor Fauci thotë se në vend që të thërriste policët për të arrestuar demonstruesit, ai i ftoi udhëheqësit e protestës në zyrën e tij për të biseduar.

“Dhe unë dëgjova çfarë thonin ata, pavarësisht nga protesta me dhunë apo bombat me tym, që shoqëronin protesta. Dëgjova ato që thonin këta veprimtarë dhe ankesat e tyre m’u dukën krejtësisht të arsyeshme”

Kur virusi që shkakton Sidën u identifikua, doktor Fauci dhe ekipi i tij filluan punën për gjetjen e një kure. Por vetëm nga mesi i viteve 1990, ata do të zbulonin një kombinim ilaçesh që e vinte Sidën nën kontroll. Megjithatë, ai thotë se për të sëmurët me Sida në vendet në zhvillim, këto ilaçe janë me pakicë dhe tepër të shtrenjta.

“Bota është e madhe dhe ka shumë vende krahas Shteteve të Bashkuara ku miliona vetë përpiqen të parandalojnë vdekjen nga kjo sëmundje”.

Pas një udhëtimi në Uganda në vitin 2003, doktor Fauci e bëri luftën kundër Sidës një çështje të Shtëpisë së Bardhë. Më vonë po atë vit, Kongresi miratoi planin e ngutshëm prej 15 miliardë dollarësh të presidentit kundër Sidës.

Sot, në moshën 66 vjeçare, Anthoni Fauci vazhdon pa u lodhur punën e tij për shpëtimin e jetës së njerëzve. Dhe këtë, thotë ai, e bën si një shkencëtar i etur për dije e punë sa të jetë gjallë./al/