Lugovoi akuzon zbulimin britanik për helmimin e Litvinienkos

I dyshuari kryesor për helmimin e Aleksandër Litvinienkos thotë se ish agjenti i zbulimit rus punonte si agjent britanik.

Afaristi rus dhe ish agjenti i zbulimit Andrei Lugovoi u tha gazetarëve sot në Moskë se agjentët britanikë ishin përpjekur të rekrutonin edhe vetë atë. Ai tha gjithashtu se vrasjen ka mundësi ta ketë kryer zbulimi britanik.

Zyrtarët britanikë nuk u janë përgjigjur këtyre komenteve, por prokurorët rusë thanë se do të bëjnë hetimet përkatëse.

Britania kërkoi zyrtarisht javën e kaluar ekstradimin e Lugovoit, por autoritetet ruse thanë se kushtetuta e vendit nuk e lejon një gjë të tillë.

Prokurorët kërkojnë që Lugovoi të gjykohet në Britani për vrasjen e Litvinienkos i cili vdiq vitin e kaluar pasi u helmua me lëndë radioaktive. Lugovoi thotë se është i pafajshëm.

Policia britanike thotë se Litvinenkoja u takua me Lugovoin dhe një biznesmen tjetër rus në një hotel të Londrës më 1 nëntor – ditën që ai u sëmur. //ii