Sot Serbia merr përsipër kryesinë e radhës së Këshillit të Evropës, në një atmosferë trazirash politike në vend dhe shqetësimesh në radhët e grupeve për të drejtat e njeriut.
Megjithëse asnjë vend nuk i ka bërë zyrtarisht sfidë kryesimit të Këshillit të Evropës nga Serbia, organizata Human Rights Watch me seli në Nju Jork tha se ky rol i Serbisë mund të minojë kredibilitetin e Këshillit.
Komuniteti ndërkombëtar e ka kritikuar Serbinë që ka dështuar të kapë dy personat më të kërkuar nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte, ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe komandantin e tij ushtarak Ratko Mlladiç.
Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur gjithashtu shqetësim për zgjedhjen e nacionalistit të krahut të djathtë Tomislav Nikoliç si kryetar i Parlamentit të Serbisë.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oli Ren tha dje se zgjedhja e ultranacionalistit Tomislav Nikoliç si kryetar i parlamentit serb kërcënon të destabilizojë rajonin. //ad//