Kameruni konfirmon vdekjen e 114 pasagjerëve të avionit kenian

Zyrtarët në Kamerun thonë se të 114 personat në bordin e avionit të shoqërisë ajrore Kenya Airways, që u rrëzua në Kamerun, kanë vdekur.

Autoritetet që vizituan vendin e rrëzimit, thanë se avioni ishte zhytur në sipërfaqen kënetore të një pylli, rreth 20 kilometra larg qytetit bregdetar Duala. Ministri kenian i Transportit tha se një pjesë e mirë e avionit është zhytur në kraterin e hapur nga përplasja.

Ekipet e kërkimit po përdorin sharra dhe thika për të depërtuar në pyllin e dendur dhe për të arritur në vendin e rrëzimit. Aeroplani Boing 737 u rrëzua të shtunën në mëngjes gjatë një stuhie të fortë shiu pas nisjes nga Duala. Ekipet e shpëtimit e përcaktuan vendin e rrëzimit dje, pas më shumë se 40 orësh.//lk