"Spiderman 3" thyen të gjitha rekordet për shitjen e biletave

Pjesa e tretë e serialit filmit Spiderman – Njeriu Merimangë - theu të gjitha rekordet amerikane dhe ato botërore përsa u përket shitjeve.

Nga filmi janë shitur bileta me vlerë të përgjithshme prej 375 milion dollarësh në të gjithë botën që nga 1 maji, kur debutoi në ekranin e madh. Në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, fundjava e parë e filmit shënoi një fitim rekord prej 148 milion dollarësh duke kaluar rekordin e vendosur vitin e kaluar nga filmi “Piratët e Karaibeve – Arka e të Vdekurit”.

“Njeriu Merimangë – 3” është me regji nga Sam Raimi dhe ka kushtuar 258 milion dollarë. Superheroi i tij është Toby Meguajr, ndërsa rolin e së dashurës së tij Meri Xhejn e luan Kirsten Danst. Filmi bën fjalë për një adoleshent të drojtur, i cili fiton aftësi të jashtëzakonshme, pasi kafshohet nga një merimangë radioaktive dhe që ndryshon formë. Në pjesën e tretë, heroi ballafaqohet papritur me anën e errët të personalitetit të tij.//lk