Qeveria e Turqisë njoftoi se do të zhvillojë nesër një votim të ri për kandidatin presidencial, pasi Gjykata e Lartë turke shpalli të pavlefshëm raundin e parë të votimit për kandidatin presidencial, që u mbajt javën e kaluar.
Gjykata e Lartë mbështeti thirrjen që bëri sot partia më e madhe turke e opozitës, e cila kishte thënë se në raundin e parë të votimit në parlament nuk ishte numri i mjaftueshëm i deputetëve. Partia Republikane e opozitës e bojkotoi votimin në parlament.
Ministri i jashtëm turk, Abdullah Gyl, kandidat presidencial i partisë AK me lidhje islamike dhe ish kryeministër, nuk arriti për pak vota të zgjidhej në raundin e parë.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë pason protestat masive kundër kryeministrit Recep Tajip Erdogan nga njerëz që mbështesnin sistemin laik të Turqisë. //iç//